Transmetuar më 05-07-2020, 12:08
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për së paku pesë vjedhje është vënë në prangat e policisë së Peqinit.

Pasditen e djeshme, e shtunë, u bë arrestimi i A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Laç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i riu është autor i pesë vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:

-Më datë 2 qershor, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.

-Më datë 2 qershor, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.

-Më datë 2 qershor, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.

-Më datë 13 qershor në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.

-Më datë 1 korrik, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë i përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al