Ilustrim

Policia ka zbardhur vjedhjet e ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.

Efektivët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin ndaluan me iniciativë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Laç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:

•Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.

•Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.

•Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.

•Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.

•Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.

Marialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel