Policia e Kosovës largohet nga Klinika Infektive e QKUK-së, këto janë dyshimet e para për vdekjen e 4 pacientëve

Aktuale

Policia e Kosovës largohet nga Klinika Infektive e QKUK-së, këto janë dyshimet e para për vdekjen e 4 pacientëve

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:34

(E plotësuar) -  Policia dhe ministri Zemaj largohen nga Infektiva, askush nuk jep detaje për vdekjen e 4 pacientëve

Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj është larguar nga Klinika Infektive, pa dhënë detaje se çka ndodhi me vdekjen e katër pacientëve me Covid-19.

Dyshohet se pacientët kanë vdekur nga mungesa e oksigjenit. Ndërkohë, edhe Policia e Kosova ka larguar shiritat me të cilët ishe rrethuar një hapësirë para infektives.

***

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zemaj bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë arritur në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar për media, rreth situatës së krijuar atje.

Brenda 24 orëve të fundit, në QKUK kanëe vdekur 12 persona të infektuar me koronavirus.

***

Katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën në Klinikën Infektive. Ata dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Arbnora Fazliu Rama nga Mitrovica tregon se mbrëmë në orën 03:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i saj 70 vjeçar.

Ajo thotë se babait të saj i është keqësuar gjendja për një javë, e për këtë shpreh dyshimin se mbrëmë ka pasur problem me oksigjenin.

Fazliu-Rama: Po dyshoj që gazin nuk e kanë pasur si duhet

"Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pasur qysh duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë qysh ish dashtë me ardhë me shiku pacientin. Ne ua kemi bërë hyzmetin më shumë se ata, motrat janë ardhë çfarë kanë pasur infuzione e këto me i dhënë, por përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush aty", thotë ai.

Ndërkohë, sipas burimeve në Klinikën Infektive kanë pasur problem, meqë është ndalur oksigjeni qendror.

Vajza e pacientit i cili ka ndërruar jetë mbrëmë, shton se gjendja e babait të saj ka qenë e mirë gjatë ditës së djeshme. Ajo shprehet e zhgënjyer se si mjekët nuk e kishin lajmëruar atë për gjendjen e 70 vjeçarit.

Fazliu-Rama: Na maltertuan në Klinikën Infektive

"Një herë veç ka qenë i lodhur, e kena marrë e kena qu në Mitrovicë, atje ja kanë bërë testin e covid-19, i ka dalur pozitiv. Prej aty ka filluar të ketë probleme me frymarrje, rastin e kanë dorëzuar drejt në Pulmologji, dhe pas një ditë nuk ka mujt pa oksigjen e kemi drejtuar atje. Kur e kemi drejtuar atje ka qëndruar dy ditë. Prej aty ka ardhur një mjeke edhe më ka thënë bëne gati babën ka me shku në repartin e Infektivës. Aty na i kanë bërë një maltretim që kurra në jetë nuk do e harroj...aty tu na bërtit, hajde më shpej”, tha ajo.

Fazliu-Rama nga Mitrovica tregon se babit të saj do i bëhet obduksioni.

Ajo kërkon kujdes më të madh për gjithë pacientët që ndodhën në Klinikën Infektive, pasi sipas saj gjendja nuk është e mirë.

Media është duke tentuar të marrë një përgjigje nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, por të njëjtit nuk janë të qasshëm.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dal edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

***

Janë larguar nga mjekësia ligjore disa trupa të pajeta nga Klinika Infektive.

Policia mengjësin e sotëm ka rrethuar këtë klinikë, ndërsa tani mjekësia ligjorë ka larguar disa trupa të pajetë, të cilëve do t’iu bëhet obduksioni.

Policia po zhvillon hetimet

***

Katër persona  të infektuar me COVID-19 kanë vdekur që nga mesnata në QKUK. Burime të mediave kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë mbledhur të gjithë udhëheqësit e QKUK-së, përfshirë edhe drejtoreshën, e cila pritet t’i drejtohet publikut për atë se çka është duke ndodhur në Infektivë.

Nga mëngjesi i sotëm, forca të shtuara të policisë janë vërejtur në oborrin e QKUK’së.

***

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ndërkohë, dyshohet se mbrëmë kanë vdekur katër persona si pasojë e mos punimit të respiratorëve. Megjihtatë, deri tash asgjë nuk ka zyrtare.

***

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së Policisë në QKUK. Megjithatë, pacientë nga aty kanë treguar se numri i policëve është më i madh se san ë ditët e zakonshme në QKUK.

E puna në QKUK, veçanërishtr në Klinikën Infektivë është shtuar së fundi. Vetëm të shtunën 8 pacientë kanë ndërruar jetë e 178 të tjerë janë infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat