Vdes një lehonë nga koronavirusi në QKUK

Vdes një lehonë nga koronavirusi në QKUK

Ka vdekur një grua lehonë sot në QKUK, pas gjendjes së rëndë nga COVID-19, raporton Periskopi.

Burime të RTK’së bëjnë të ditur se gjendja  e gruas nga Podujeva  ishte e rëndë.

‘’Ka vdekur në mjekësinë sportive një lehonë e vitit te lindjes 1999, pasdite kishte kryer prerjen cezariane. Ishte sjellur në klinikë në gjendje të rëndë dhe me vështirësi iste kryer lindja’’./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: