Lufta me covid-19/ Instituti indian nis fazën e tretë të testeve të vaksinës se Oxfrodit

Lufta me covid-19/ Instituti indian nis fazën e tretë të testeve të vaksinës se Oxfrodit

08:17, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një institut Indian ka marrë aprovim të hënën nga autoriteti qeveritar i vendit për medikamentet për të kryer testet klinike të “Fazës 3” të një vaksine të zhvilluar nga Universiteti Oxford në Mbretërinë e Bashkuar.

Instituti Serum i Indisë (SII), ka marrë miratimin nga “Drug Controller General of India” për të vazhduar me fazën e tretë të testeve klinike të vaksinës Astra Zeneca Covid-19 të zhvilluar nga Universiteti Oxford, në përpjekje për të shpejtuar zhvillimin e vaksinës në vend.

Lajmin e bëri të ditur, zyra e informacionit për shtyp të Indisë në një njoftim të hënën.

Testet  do të zhvillohen në gusht në Indi, tha Adar Poonaëalla, shefi ekzekutiv i SII, për CNN.

Instituti synon të marrë një licencë për shpërndarje në nëntor për ta vënë atë në dispozicion të botës nëse testet rezultojnë të suksesshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco