Horrori në Pogradec, 44-vjeçari donte të vriste vajzën e tij, gjyshja u masakrua se ndërhyri ta mbronte

Aug 7, 2020 | 9:14
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga ngjarja horror që është shënuar pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit.

OLSI CEKICI

Shtetasi Olsi Çekiçi, 44 vjeç, i cili sipas Policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dashur të vrasë vajzën e tij 15-vjeçare sepse i ka gjetur një telefon.

Nëna e autorit, ngeli e vdekur sepse ndërhyri për të mbrojtur mbesën e saj. Shkakun e asaj ngjarje makabre e kanë zbardhur sot të afërm të familljes ku ndodhi tragjedia.

Djali në inat e sipër masakroi me thikë për vdekje nënën e tij, Firdes Çekiçi, 70 vjeçe.

Mësohet se ngjarja ka qenë makabre, pasi ai i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas e ka varur atë në derën e shtëpisë.

Kanë qenë fqinjët ata që kishin dëgjuar gjithçka e më pas kanë lajmëruar Policinë.

olsi-cekici-pogradec

Kjo e fundit nuk ka mundur të mbërrijë në kohë për të parandaluar vrasjen e 70-vjeçares.

Sapo kanë mbërritur në derën e shtëpisë së 44-vjeçarit, punonjësit e Policisë kanë parë kokën e së moshuarës të shkëputur nga trupi. Sipas bashkëfshatarëve, Olsi Çekiçi njihet si problematik dhe i dhunshëm, ndërsa nuk ishte hera e parë që kishte debate dhe dhunë në familjen e tij.

Po ashtu, burime nga Spitali i Pogradecit bënë të ditur se 44-vjeçari ishte një person i kartelizuar me probleme mendore, por që asnjëherë nuk ka pranuar të merrte mjekim, si dhe ishte përdorues i lëndëve të forta narkotike. Sipas burimeve nga uniformat blu, Çekiçi më herët ka qenë i shoqëruar në Polici për disa ngjarje të ndryshme.

Në ngjarjen e djeshme ka mbetur i plagosur edhe i vëllai i 44-vjeçarit, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Ndërkohë, autori është arrestuar në momentin e parë që Policia ka mbërritur, pasi nuk ka pasur mundësi të largohej nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të këtij krimi makabër.

NGJARJA

Krimi horror ndodhi si pasojë e një konflikti verbal mes nënë e bir, ku më pas autori ka rrëmbyer thikën nga kuzhina duke e masakruar 70-vjeçaren dhe kokën ia ka varur te porta e shtëpisë me gjakftohtësinë më të madhe.

Pasi kanë dëgjuar britmat e gruas 70-vjeçare, fqinjët kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila ka arrestuar në vend 44-vjeçarin. Sipas informacioneve nga uniformat blu, ky i fundit është rast i njohur nga Policia si ushtrues i dhunës ndaj nënës së tij dhe për agresivitet në familje. Gjithashtu, në banesë ka qenë edhe vëllai i tij, një person tjetër në familje me probleme mendore, i cili ka marrë disa lëndime nga ngjarja e djeshme.

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë nënën e tij, shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndërkohë, autori me probleme mendore që masakroi me thikë nënën e tij pasditen e djeshme është person me precedentë penalë, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë.

Ai gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë. 44-vjeçari mësohet se ka qenë i martuar më herët, ndërsa kohët e fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Personat me probleme mendore në Korçë janë kthyer në rrezik potencial, ku ky është rasti i tretë i një ngjarjeje horror për këtë vit. Edhe pse është një rast i përsëritur, sërish nuk janë marrë masa nga ana e Policisë dhe e Spitalit të Pogradecit për të parandaluar tragjedinë e ndodhur ditën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura