“Me trashëgime çifti”, si e modifikuan makinën me qira vëllezërit që ekzekutuan taksistin e moshuar

Aug 7, 2020 | 9:53
SHPËRNDAJE

MAKINA QIRA VELLEZERIT SHERA TAKSISTI

Kjo është makina që përdorën vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera për ekzekutimin e 71 vjeçarit, Abdulla Budlla.

Automjeti me targa AA 171 DI është marrë me qira në biznesin e Greisian Çelës në aksin Fushë Krujë- Vorë një ditë para ngjarjes.

Sipas News24, vëllezërit i thanë se do e përdornin makinën për një dasmë dhe në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative “me trashëgime çifti”.

Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë në zonë u identifikua mjeti i përdorur nga autorët dhe policia ushtroi kontroll në biznesin e Greisian Çelës ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri. Vepra penale për të cilat ai ra në pranga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura