Auto

Cadillacu prezanton konceptin e parë elektrik

Cadillac mund të jetë futur vonë në tregun e veturave luksoze elektrike, por me modelin e parë ka marrë vëmendjen e plotë. Cadillac Lyriq është modeli me të cilin kompania ka debutuar, pesë muaj pasi nisi të paralajmëronte me video dhe fotografi.

Cadillac Lyriq është vetura e parë elektrike e brendit të njohur. Me baterinë 100 kilovatë për orë, modeli mund të ecën deri 300 milje me një mbushje.

Sa i përket performancës, kompania ka thënë se modeli vjen me sistemin që tërheq me rrotat e pasme si standard dhe një version “performancë” me opsionin që tërheq me të gjitha rrotat.

Ai po ashtu ka një dizajn të ri, që s’është parë më herët te modelet tjera të kompanisë, me grilë interesante e më të gjerë.

Koncepti që do të publikohet më 2023 ende s’dihet se sa do të kushtojë.

{gallery}