Arsenali e vë në shitje yllin e ri anglez – po iu duhen para

Arsenali e vë në shitje yllin e ri anglez – po iu duhen para

Ylli i ri anglez është në shitje.

Arsenal është raportuar se e kanë vënë në shitje, Ainsley Maitland-Niles, pasi klubi po dëshiron të bëjë para për t’i paguar lojtarët që po i kërkon trajneri Mikel Arteta, shkruan The Sun, njofton Insajderi.

I riu i Arsenalit ishte pjesë e ekipit startues edhe në finalen e FA Cup kundër Chelseas, por tash mund ta shohë vetën duke u larguar nga Emirates.

Arsenal ka njoftuar se është në krizë financiare dhe se po i duhet të largojë nga puna 55 veta që punojnë në staf për shkak të kësaj krize, që ka ardhur si pasojë e COVID-19./Insjaderi.com