Zyrtare: Ky televizion e transmeton ndeshjen Drita - Inter D'Escaldes

Zyrtare: Ky televizion e transmeton ndeshjen Drita - Inter D'Escaldes

Sport August 07, 2020 - 11:32
Detajet

Drita të shtunën me fillim nga ora 18:00 e luan ndeshjen e parë parakaulifikuese ndaj kampionit të Andorës, Inter Escaldes, raporton Zeri.info.

Këtë ndeshje do ta transmetojë Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Sfida në fjalë zhvillohet në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet në finale të këtij turneu preliminar, ku do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi.

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, të premten udhëtoi drejt Zvicrës, për të marrë pjesë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Image

Bardhekaltrit nga Gjilani para se të niseshin drejt Zvicrës iu janë nënshtruar testeve për Covid-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kjo procedurë nuk ishte e lehtë për t’u kaluar nga gjilanasit pasi 17 futbollistë kanë qenë të detyruar t’iu nënshtrohen dy herë testeve shkaku i një komplikimi në këtë proces.

Image

Për Dritën i lehtë nuk ishte as procesi i pajisjes me viza pasi që njërit prej lojtarëve i është refuzuar kërkesa për vizë.

Olti Mehmetit i është refuzuar kërkesa për viza pasi muaj më parë i është refuzuar pikërisht për në Zvicër dhe është dashur që të pres gjashtë muaj.

Ekspedita e Dritës është nisur drejt Zvicrës nga aeroporti “Adem Jashari” duke i respektuar masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Kjo është hera e dytë që Drita e shijon garën për Ligën e Kampionëve. /Zeri.info