Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po prish dy pallateve pesëkatëshe në Hamallaj, Durrës. Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Njëkohësisht, IKMT vazhdon të prishë të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, në Durrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht: Një pallat pesëkatësh dhe dy shtesa pallatesh pesë dhe dykatëshe në Shijak; një pallat pesëkatësh në Durrës, një pallat trekatësh në Ishëm.

Prej fillimit të punës për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti për të nisur ndërtimin e godinave të reja, IKMT bën me dije se ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme. Gjatë procesit nuk ka pasur incidente apo mosmarrëveshje me banorët.

Top Channel