Robert Aliaj tregon se si është të jesh babai i Gala-s

Robert Aliaj tregon se si është të jesh babai i Gala-s

13:32, 15/09/2020
A+ Aa A-

Robert Aliaj, babai i Gala Aliaj, e cila arriti të triumfojë duke rrëmbyer çmimin e parë në “The Voice Kids" në Belgjikë, ka folur për herë të parë për suksesin e vajzës së tij.

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ai na tregoi se si ndihet si babai i ‘Gala-s së famshme’ për të cilën po flet jo vetëm Shqipëria por dhe Belgjika.

Gala me talentin e saj, gjatë këtij rrugëtimi, ka arritur të vjedhë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm!

Roberti, ndër të tjera, tregoi se është ndjerë i rilindur:

“Është rilindja që ti përjeton, pa dyshim. Nuk e ekzagjeroj, jeton me detaje situatat analoge, por në nivele të ndryshme. Përjeton këto momente kaq të bukura. Këto gjëra mi solli Gala, nuk ka gjë më të bukur sesa të ndihesh babi i dikujt, është e madhe. Tani që e shijoj këtë dua t’ia uroj çdo babai në botë, në veçanti të gjithë baballarëve shqiptarë që t’u jepet një mundësi e tillë”, -tha ai për emisionin e mëngjesit.

“Mënyra se si Gala u regjistrua është atipike. Në një moment të caktuar Gala më tha se nuk po regjistrohej dot dhe si përfundim arriti jashtëzakonisht në limit. Pati fat u regjistrua kot me një shoqen e vet. Nuk e kishim menduar ‘The Voice’!

Me sa duket, me të drejtë, Roberti ndihet shumë krenar për këtë triumf të vajzës së tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco