COVID-19 detyron blerjen më të bujshme të Lazios, Vedat Muriqin, të parkojë menjëherë në bokse teksa sulmuesi kosovar ka rezultuar pozitiv.

Muriqi
Muriqi

Sipas të përditshmes italiane TuttomercatoWeb, Muriqi i është nënshtruar testin ku ka rezultuar pozitiv, një lajm që shqetëson jo pak drejtuesit e klubit lacial të cilët ishin prezent gjatë prezantimit të tij, përfshi këtu edhe Igli Taren. Sipas protokollit sanitar, Muriqi është i detyruar tashmë të vetë izolohet për 14 ditë në pritje të testeve të radhës.

Pas një tratative të gjatë për ta transferuar nga Fenerbahce, trajneri Inzaghi duhet të bëj llogaritë pa Muruqin për të paktën edhe 14 ditë të tjera. Kjo ishte mënyra më e keqe e mundshme për sulmuesin e përfaqësues së Kosovës për të nisur aventurën e tij në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: