Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, gjykata merr vendim të shpejtë për të

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 11:32
Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, gjykata merr vendim të shpejtë për të

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar dje rreth orës 18:00 në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Siç njofton Policia e Kosovës, ai e kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe për pasojë është depërtuar, duke marrë ndalesë që të mos hyjë në Kosovë për 6 muaj.

“Dheu i Bardhe 20.09.2020-18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. I dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë ku i është shqiptuar masa e depërtimit dhe ndaljes për hyrje në Kosovë për 6 muaj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)