Ekipi policor së bashku me njësitin e qenve "K-9", Foto:KALLXO.com

Policia e gatshme të intervenojë në rrugën “Bill Klinton”

Një valixhe e dyshimtë ka qenë shkak i bllokimit të rrugës “Bill Klinton” në Prishtinë.

Policia e cila gjendet në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet tjera të nevojshme, janë duke monitoruar vendin e ngjarjes ku edhe është bërë ndërprerja e qarkullimit në zonën e dyshuar.

Ekipet policore janë duke kryer fillimisht ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kontrollimin e veturave me njësitin e qenve “K-9” të trajnuar për raste të tilla të dyshimta.

Gjithashtu ekipi i KALLXO.com që po qëndron në vendin e ngjarjes ka thënë se njësitet policore të specializuara për raste të tilla janë në gatishmëri që të intervenojnë dhe të shohim nëse valixhja mund të ketë brenda ndonjë mjet të dyshuar.

Për këtë rast KALLXO.com ka biseduar edhe me Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.

FOTO – Bllokohet rruga “Bill Klinton”, policia informohet për një valixhe të dyshimtë