“Trafik droge dhe prostitucion”/ OFL zbarkon në Elbasan, i kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve (EMRAT)

Sep 21, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Elbasan, duke i kërkuar llogari për pasurinë 5 personave të dënuar për trafik droge dhe prostitucion.

ofl-pa-syzeBurimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka dhe Ardian Subashi.

1-Artan Gega banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

2-Abaz Gega banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

3-Arzen Mama  banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

4-Gentian Gjoka banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

5- Ardian Subashi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura