Nga çeku 1 mijë euro te heqja e taksës për…/ Basha prezanton masat për biznesin e vogël dhe të madh

Sep 29, 2020 | 11:32
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar një sërë masash për të mbështetur biznesin e vogël dhe atë të madh.


Gjatë një konference për shtyp, Basha tha se biznesi i vogël duhet të marrë një çek prej 1 mijë eurosh.

Sa i përket biznesit të madh, Basha tha se duhet të ridimensionohet garancia sovrane për kreditë për pagat e punonjësve dhe atë të investimeve.

Basha tha se duhet të hiqet taksa e pronës për bizneset prodhuese.

Basha: Pika katër ka të bëjë me biznesin e vogël, shtylla kurizore e ekonomisë shqiptare, i goditur më rëndë. Për të gjitha bizneset e vogla, një çek prek 1 mijë eurosh. Sa i përket biznesit prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj, dy masa, heqja e taksës së pronës dhe masa e dytë, shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi.

Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Nëse këto masa nuk merren siç kërkojmë me forcë dhe jo thjeshtë rekomandojmë për shkak të papërgjegjshmërisë, atëherë përgjegjësia është e gjitha e qeverisë dhe e kryeministrit për këto 6 muaj që i kanë mbetur.

1f325d87-3c59-4263-8183-ac0960d61f8e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura