Për 300 mijë $ në muaj, pickon veten me insektet më të rrezikshme në botë (VIDEO)

29/09/2020 13:34

Ai merr frymë thellë, duart dridhen ndërsa zgjat krahun e majtë të zhveshur, ndërsa dora tjetër mbërthen një palë pinca. Diçka e papërshkrueshme monstruoze është bllokuar në majat e pincave dhe tundet nga acarimi.

‘Unë jam Coyote Peterson dhe do jam gati të përballem me rrezikun”, thotë ai para kamerës. Sekonda më vonë ai i dëshmon fjalët e tij, duke shtypur një insekt të madh në parakrahun e tij të pambrojtur derisa ta pickojë.

Ai pengohet rreth e rrotull para se të bjerë në tokë, ku qëndron, duke u tundur dhe uluritur nga agonia.

Çuditërisht, Peterson, 39 vjeç, ka realizuar dhjetëra video të tilla – pasi kafshohet nga krijesat më të tmerrshme dhe këtë e bën për të jetuar.

Kanali i tij Brave Ëilderness në YouTube ka tërhequr më shumë se 3.6 miliardë shikime që nga fillimi i tij në 2014, dhe tani ka 17.7 milion abonentë. Vlerësohet se ai fiton deri në 294,000 dollarë (228,000 £) në muaj nga reklamat në internet.

Top Channel