Nis fundi i monopolit të Devollëve, Komisioni kalon ligjin që heq homologimin e veturave nga Evropa - Gazeta Express
string(98) "nis-fundi-i-monopolit-te-devolleve-komisioni-kalon-ligjin-qe-heq-homologimin-e-veturave-nga-evropa"

Nis fundi i monopolit të Devollëve, Komisioni kalon ligjin që heq homologimin e veturave nga Evropa

Gazeta Express

29/09/2020 14:25

Në Komisionin Parlamentar për Infrastrukturë ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim për vetura të reja dhe të vjetra që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia, ka bërë të ditur deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Hekuran Murati.

Murati ka thënë se me këtë pikë po zbatohet vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit të vitit të shkuar, që kishte grumbulluar më shumë se 10 mijë nënshkrime në kërkesën për ndërprerje të homologimit të veturave.

Lexo Edhe:

Secili qytetar që ka importuar veturë nga ndonjë vend tjetër në Kosovë është dashur të paguajë hiç më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Homologimi ishte ndër çështjet më të diskutuara vitin e shkuar në Kosovë pasi “EuroLab” kishte monopol për homologim në Kosovë.