Lajme

Krejt çka ndodhi në protestën e qumështarëve para qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 29 September 2020

Me pankarta “Kryeministër hiqe nga tregu qumështin pluhur”, “Kryeministër ndalo importin, shpëto fermat”, “Ne po kërkojmë vetëm të punojmë”, “Vaji i Palmës po mbyt fermat”, qumështarët ia mësynë qeverisë së Kosovës.

Pasi u detyruan të derdhin qumështin sepse nuk po ua merrte askush në treg ata në shenjë pakënaqësie  kanë protestuar të martën para qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ramadan Mazreku, Kryetar i Këshillit Koordinues ka thënë se kërkesat e qumështarëve nuk janë plotësuar asnjëherë.

“Ne kemi bërë edhe thirrje publike mirëpo asnjëherë nuk kemi  arritur ta takojmë. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe do të ketë bllokim të rrugëve dhe fermerët sot të dalin me pajisjet e tyre”.

Fermerët nuk pranonin të lëshonin sheshin pa biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Vilajet Mustafa ka thënë ata nuk po kërkojnë para vetëm duan të punojnë, dhe kërkojnë nga qeveria që të iu mundësohet të shesin qumështin në treg.

“Na s’po kemi punë, na s’po lypim pare veq po dojmë me na mundësu me punu edhe me shit qumështin në treg. Kaq po lypim na sen ma shumë. S’po dojmë pare”, ka thënë ky fermer.

Ndërsa një fermer tjetër u ankua se qumështi po vjen nga Serbia e më të po ngopet tregu dhe qumështarët kosovarë nuk po kanë ku ta shesin atë.

Fermeri në fjalë ka thënë se po detyrohet ta derdh qumështin në kanale.

“Unë qumështin po detyrohem me derdh në kanale e këta në treg po sjellin qumësht nga Serbia, nga armiku që na ka vra e na ka pre e na qumashtarët kosovarë duhet me derdh qumështin se s’kemi ku me shit. Kjo është tmerr”, ka thënë ky fermer.

Edhe pse për një kohë të gjatë priten në shesh që të takohen me Kryeministrin Hoti kjo nuk ndodhi pasi ai tashmë kishte një agjendë dhe nuk ndodhej në objektin e qeverisë.

Të vendosur për ta pritur deri sa Hoti të kthehej dhe të bisedonte me ta qumështarët nga sheshi i largoj vetëm shiu.

E këta të fundit kanë thënë një zëri se ky është vetëm fillimi dhe se protesta do të ketë derisa për ta të ofrohet një zgjidhje./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera