LAJMI I FUNDIT:

Raka: Hapja e shkollave dhe kafeterive kërcënuese për përhapjen e coronavirusit

Raka: Hapja e shkollave dhe kafeterive kërcënuese për përhapjen e coronavirusit

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?”. Në këtë tryezë u tha se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafeterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje  të coronavirusit.

Në këtë tryezë ishte i profesori i  Mikrobiologjisë, Lul Raka dhe Menaxheri i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës, Besim Kodra.

Lul Raka ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafiterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje  të coronavirusit.

Raka tutje ka thënë se ulja e rasteve me Covid-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohemi me teste shtesë me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.

Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.

“Është fakt që jemi në një përudh më të qetë dhe që është lehtësim për punëtorët shëndetësor. E para është fillimi i shkollave qe vë qarkullimin e madh të njerëzve, dhe çdo qarkullim potencial e përhapjes së virusit, e dyta është koha dhe hapja e kafiterive është faktor tjetër kërcënues dhe i treti faktor është sezoni i gripit. Prandaj këta tre faktorë janë elemente që duhet ta ngrisin vetëdijesimin e popullatës. Numri është në rënie, po kjo nuk guxon që të na lehtësojë. Për të pas rezultat të mirë me pandeminë e cila ka me zgjat është sikronizimi i masave nga ana e popullit dhe mbiqkyrja e autoriteteve përkatëse”, tha Raka, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash ai ka  thënë se periudhën e inkubacionit gripi sezonal e ka 3-4 ditë ndërsa Coronavirusi 2 deri në 14 ditë.

Sipas tij vdekshmërinë shumë më të lartë e ka coronavirusi se gripi sezonal.

“Gripi sezonal dhe virusi kanë ngjashmëri sepse prekin rrugët e frymëmarrjes. Problem do të jetë diagnoza sepse simptomatologjia do të ketë e njëjtë. Çdo vit ka pasur edhe viktima prej gripit, për virusin e gripit kemi një arme që është vaksina dhe që duhet me shfrytëzua”, u shpreh Raka.

Menaxher i Programeve Shoqatave e të Drejtave të pacientëve të Kosovës Besim Kodra ka thënë se në mungesë të vaksinave për grip sezonal është pa përgjegjësi e institucioneve të vendit.

Ai ka thënë se duhet të rritet numri i testimeve dhe numri i inspektimeve.

“Ne kemi qenë disa herë kritikë dhe jemi munduar të jemi bashkëpunues.Ne jemi pajtuar në fillim për masat strikte që janë marr sepse jemi përballur  me një virus që nuk e njohim. Deri tani nuk ka pasur rikthim të shërbimeve shëndetësore dhe tek tani janë rithyer. Tash po vijmë me një situatë ku pritet edhe gripi sezonal dhe bashkëjetesa me të nuk do të jetë gjë e thjeshtë. Ajo që ne mendojmë që duhet të bëhet në këtë kohë për të përmirësuar bashkëjetesën me virusin është që të rriten kapacitetet testuese dhe inspektuese. Mungesa e vaksinave tregon një papergjegjësi të institucioneve.”

“Licencimi e laboratorëve e kemi pa pozitiv që mos të ngarkojë kapacitet shëndetësore. Premtimi  i ministrit për rritje të kapaciteteve nuk është realizuar dhe një premtim që ka vonesa mund ta quaj të dështuar sepse ato do të duheshin realizuar”, ka thënë Kodra

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori