LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Mos u ndjeni rehat me sondazhet parazgjedhore, shkoni dhe votoni për ta larguar Trumpin

Dua Lipa: Mos u ndjeni rehat me sondazhet parazgjedhore, shkoni dhe votoni për ta larguar Trumpin

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka treguar suportin e saj për kandidatin amerikan, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ajo ka dalë hapur kundër presidentit aktual të ShBA-së, Donald Trump, duke kërkuar nga amerikanët që ta bojkotojnë.

25-vjeçarja ka publikuar në InstaStory një rezultat të një sondazhi parazgjedhor, që nxjerrin fitues Bidenin me 50 për qind.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Në mbishkrimin e kësaj infografike, Lipa u ka kërkuar ndjekësve të saj që të mos entuziazmohen nga ky rezultat, por të shkojnë dhe të votojnë.

“Mos u ndjeni rehat me këtë rezultat, shkoni jashtë dhe votojeni atë jashtë kësaj loje”, ka shkruar Dua, referuar Trumpit.

Dua përndryshe javë më parë kishte realizuar një video, duke treguar një nga arsyet që po mbështet Bidenin në këto zgjedhje – duke cekur ndihmën që ai ka dhënë për Kosovën në periudhat e saj të vështira.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha artistja me origjinë nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori