Rita Ora përkujton gjyshin në përvjetorin e vdekjes, i dedikon fjalët në gjuhën shqipe

Oct 21, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

Rita Ora ka përkujtuar gjyshin e saj në përvjetorin e vdekjes, datë që përkon me lindjen e motrës së madhe të këngëtares, Elena Orës.

Këngëtarja me famë botërore publikoi një foto të gjyshit të saj dhe u shpreh se i mungon shumë.

“Sot është edhe përvjetori i vdekjes së gjyshit tim, na mungon shumë çdo ditë,”- shkroi Rita Ora.

Ndërsa i dedikoi edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

“Gjyshi të dua shumë,”- u shpreh 29-vjeçarja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura