Ronela kthehet pas në kohë, ndan videon nga performanca e parë në skenë

  • G.G /
  • 21 October 2020 - 13:33
Ronela kthehet pas në kohë, ndan videon nga performanca e parë në skenë

Ronela kthehet pas në kohë, ndan videon nga performanca e parë në skenë.

Ronela Hajati ka nisur karrierën e saj në një moshë fare të re dhe me siguri të gjithë e kujtoni kohën kur ajo konkurronte në spektaklin “Star Academy”.

Mirëpo hapat e parë ajo nuk i hodhi pikërisht aty, sepse si fillim këngëtarja ka marrë pjesë në emisionin e famshëm të talenteve “Ethet e së premtes”.

Atë kohë Ronela ka qenë vetëm 13 vjeçe dhe sot ka ndarë një video të rrallë nga audicionet e saj në këtë spektakël, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka treguar se videoja që ka gjetur në arkiva e ka emocionuar shumë dhe në fund i ka bërë një urim shumë të sinqertë vetes së saj.

“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbùshën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën, e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndíkuar në kàràkterin tonë! Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën … si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndézën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si ‘përjàshtimin’ e konkursit se isha shumë e vogël…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realízojë gjithë ëndrrat e saj!”, ka shkruar Ronela.

Siç shihet nga imazhet koha nuk ka ndryshuar asgjë në portretin e këngëtares, sepse ajo vazhdon të mbetet po e njëjta me atë vajzën e ëmbël 13-vjeçare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ishin "Ethet" e para dhe kur kam fituar kete fazen jam hedhur perpjete nga gezimi si kurre ndonjehere! Mu mbushen syte me lot kur e pashe,ndoshta nga naiviteti ,dashuria e madhe dhe endrrat e pafundme per muziken ,e nese do kisha mundsi do e perqafoja veten fort kur shoh sa shume gjera kane ndikuar ne karakterin tone! Ama shpirtin ,syte,shprehine dhe dashurine e kam te njejten ... si diten e pare qe pashe kamerat kur u ndezen ! Kam qene vetem 13 vjeç dhe me konsideronin si "perjashtimin" e konkursit se isha shume e vogel.... sot pas 17 viteve i lutem Zotit per shendet e jete te gjate se Ronela e vogel e meriton ti realizoje gjithe endrrat e saj! ë

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

(Kosova Sot Online)