LAJMI I FUNDIT:

Muzeu virtual i Rita Orës nominohet në ngjarjen e rëndësishme të inovacionit “The Lowie Awards”

Muzeu virtual i Rita Orës nominohet në ngjarjen e rëndësishme të inovacionit “The Lowie Awards”

Në mars të këtij viti, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, publikoi baladën e saj më të re me klip, “How to be lonely”.

Kënga e cila u lansua në fillim të pandemisë duket se qe një ogur për hyrjen në izolim, pasi titulli i saj do të thotë “se si të jesh i/e vetmuar”.


Rita bashkë me stafin e saj kishte menduar një mënyrë të veçantë promovimi për këngën, me anë të një pavijon të improvizuar në mënyrë dixhitale – një hapësirë që i bën vizitorët të përjetojnë këngën e saj më të fundit, “How to be lonely”.

Duke qenë se për shkak të izolimit, pavijoni nuk u bë dot i mundur për fansat që të vizitohet fizikisht, Rita dhe ekipi i saj menduan për versionin virtual të tij, të cilin e realizuan përmes një LINKU.

Ky “muze virtual” tani është nominuar për një nga çmimet e ngjarjes së rëndësishme inovative të çmimeve, The Lovie Awards.

Rita Ora dhe një mori të famshëm "marrin një moment qetësie", për ndërgjegjësimin e njerëzve për shëndetin mendor
Lexo po ashtu Rita Ora dhe një mori të famshëm "marrin një moment qetësie", për ndërgjegjësimin e njerëzve për shëndetin mendor

Këtë e ka bërë të ditur vet motra e këngëtares, Elena Ora, përmes një njoftimi në InstaStory, ku ka bërë të ditur për ndjekësit edhe mënyrën se si të votojnë.

Foto: Elena Ora/InstaStory

“Ne jemi nominuar për The Lovie Awards, votoni në linkun më poshtë”, ka shkruar Elena në InstaStory.

Pavijoni dixhital i këngëtares shqiptare është nominuar për çmimin “Uebfaqja më e mirë e një kënge solo”, teksa në po të njëjtën kategori është nominuar edhe uebfaqja e filmit “Harry Potter”.

Misioni i The Lovie Awards është të njohë natyrën unike dhe jehonë të komunitetit Evropian të Internetit – nga rrjetet kryesore të Evropës dhe rrjetet krijuese dhe botuesit e përmbajtjes, te organizatat kulturore dhe politike dhe krijuesit individualë. Çmimet Lovie janë çmimet më prestigjioze dhe të vetme, me të vërtetë pan-Evropiane që nderojnë përsosmërinë në internet. /Telegrafi/