Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për keqpërdorim të 2 milionë eurove të thesarit shtetëror

Gjatë një aksioni i cili është zhvilluar mbrëmë në Prishtinë një person është dërguar në mbajtje, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës duke transferuar para në vlerë 2,077,995.90 milionë euro.

Pas hetimeve të policisë dy persona të tjerë gjenden në arrati.

“Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.

KALLXO.com mbrëmë kishte  raportuar për rastin në fjalë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në orët e mbrëmjes së datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar”, kishte thënë Baki Kelan,  zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com.

Policia me aksion në Prishtinë, ka të arrestuar