“The Champions”: Historia dhe teksti i himnit më të dashur në Europë

21 Tetor 2020, 18:18Sport TEMA

Fillon Liga e Kampionëve, rikthehet edhe himni më i dashur për të gjithë të pasionuarit e futbollit, për futbollistët në fushë dhe tifozët. Po kush e ka shkruar këtë himn kaq të dashur?

Po teksti komplet i “The Chaaaaampions” që pushton stadiumet europiane, cili është? Cila është historia e tij dhe kush i ka kuptuar të gjtiha fjalët?

Ata që nuk e kanë kuptuar qartë të gjithë tekstin, nuk duhet të ndihet keq, sepse duhet të jesh poliglot për të kënduar himnin në tri gjuhë bashkë, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Këto janë tri gjuhët zyrtare të UEFA-s, por më tepër është edhe çështje kompaktësie gjuhësore.

Këto tri gjuhë mund të kuptohen më mirë në gjithë Europën, duke marrë në konsideratë kombet iberike, frankofone dhe anglosaksone.

Himni i Ligës së Kampionëve ka 5 strofa në gjermanisht, 4 në frëngjisht dhe 3 në anglisht. Tre gjuhët alternohen dhe himni nis në frëngjisht: “Ces sont les meilleures équipes” (këto janë skuadrat më të mira).

Një frazë që përsëritet edhe në gjermanisht “Es sind die allerbesten Mannschaften”. Më pas në anglisht: “The main event”, eventi kryesor e pastaj e famshmja “The champions” (kampionët) që përfaqëson dhe identitetin e vërtetë.

Kush është babai i himnit që drithëron gjithë sportadshësit? Ai tekst shumë i thjeshtë krijon një atmosferë që i shkon shumë për shtat eventit dhe gjithçka është meritë e Toni Briten, i cili frymëzohet nga kompozitori gjerman Handel.

Ky i fundit ka shkruar diçka të ngjashme, “Zadok the Priest”, për nder të mbretit të Britanisë së Madhe mes shekullit të 18-të dhe të 19-të. Muzikë baroke dhe pastaj ideja i është kaluar “Royal Philharmonic Orchestra” dhe korit të “Academy of Saint Martin in the Fields”, që kanë nxjerrë versionin zyrtar.

Ja dhe teksti origjinal që të gjithë i çon në ulërimën “The Champioooons”:

Ces sont les meilleures équipes
Sie sind die allerbesten Mannschaften
The main event
Die Meister
Die Besten
Les Grandes Équipes
The Champions
Une grande réunion
Eine große sportliche Veranstaltung
The main event
Ils sont les meilleurs
Sie sind die Besten
These are the champions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje