Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave

Shqipëria

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:21
Belinda Ikonomi

Lirohet nga detyra zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi.

 Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. 

“Lirim nga detyra: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Më herët, zonja Ikonomi ka mbajtur postin e drjtoreshës së Dretorisë së Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat