VIDEO/ VAR-i i thyen zemrën Realit, madrilenët dështojnë në shtëpi ndaj Shakhtarit. Paqe në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 23:55

VIDEO/ VAR-i i thyen zemrën Realit, madrilenët dështojnë në shtëpi ndaj Shakhtarit. Paqe në Austri

Real Madridi u mposht në shtëpi me rezultatin 2-3 nga ukrainasit e Shakhtar Donetskut në takimin e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Pas 45 minutave të para skandaloze ku pësuan 3 gola, kampionët e Spanjës reaguan shpejt me 2 gola në 5 minuta, por ekipi mik u rezistoi me sukses sulmeve të “Los Blancos”. Ndeshja pati një fund dramatik teksa mesfushori i Realit Valverde realizoi golin e barazimit në minutën e dytë shtesë, por VAR-i nxorri lojtarin uruguajan në pozicion jashtë loje. 

Ek38xFMXYAMw2BY

Në këtë mënyrë Shakhtar merr një fitore të madhe dhe historike ndaj 13-herë kampionëve të Europës, ndërsa për ekipin e Zidanit situata komplikohet akoma më shumë pas humbjes në kampionat me Kadiz 0-1, ku kritikat do të shtohen akoma më shumë ndaj tij dhe skuadrës.

Sfida tjetër e Ligës së Kampioneve Salzburg-Lokomotiva Moska përfundoi me rezultatin 2-2.

FT| Real Madrid-Shahtjor Donjetsk 2-3

Modriç 54′, Vinicius 59’/ Tete 29′, Varane 33′ (aut), Solomon 41′ 

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid: Kurtua, Marselo, Militao, Varan, Mendi, Kasemiro, Modriç, Valverde, Rodrigo, Joviç, Asensio. Trajner: Zinedin Zidan.

Shaktjor Donjetsk: Trubin, Antonio, Bondar, Dentinjo, Dodo, Koçolava, Komienko, Marlos, Maikon, Solomon, Tete. Trajner: Luis Kastro.


FT| Salcburg-Lokomotiva Moskë 2-2

Shobozhlai 45′, Junuzoviç 50′ / Eder 19′

FORMACIONET ZYRTARE


salzburg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"