FOTO- U vra me thikë dhe shufra hekuri, fjalët e fundit të shqiptarit. Zbardhen dëshmitë e fqinjëve

Oct 21, 2020 | 21:37
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen makabre të një të riu shqiptar në Britani të Madhe.

Serxhimarku

Një fqinj i italianit i shpallur fajtor për krimit, ka dëshmuar në gjykatë fjalët e fundit që ka dëgjuar nga i ndjeri Serxhio Marku.

“Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”– mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar natën e vrasjes.

Një tjetër fqinjë, Zoe Pellatt, thirri policinë pasi dëgjoi një burrë duke u lutur: “Çfarë bëra?”- citojnë mediat britanike.

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku. Ai kishte deri në 50 lëndime me forcë dhe disa plagë me thikë.

Weapon used in murder 3

Shqiptari, i cili kishte shkuar në pronë për të shitur kokainë, vdiq ndërsa ekipet e ambulancës e dërguan menjëherë në Spitalin e Qarkut Royal Sussex.

Weapon used in murder 2

Gjatë procesit gjyqësor, Alan Kent, duke ndjekur rastin, i tha gjykatës se shqiptari ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga. Për krimin, u shpall fajtor italiani 45 vjeçar, Francesco D’Agostino.

LEXO EDHE: 

I riu shqiptar u masakrua me thikë dhe shufër hekuri, gjykata shpall fajtorin e krimit të rëndë (Emrat)

Nis në Britani procesi për vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar. Detaje nga krimi makabër, ‘lidhja’ e të riut me dy italianët e akuzuar dhe SMS-ja e tmerrshme në celular

Vrasja makabre e 21 vjeçarit shqiptar/ Zbardhet dëshmia e njërit prej të akuzuarve: Jam njeri paqësor, e urrej dhunën! Çfarë ndodhi gjatë sherrit vdekjeprurës

EMRI/ I riu shqiptar gjendet i vrarë në banesë. Mister arsyet. Arrestohen dy italianë. Policia britanike apel miqve të tij

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura