“Do ta puth Andin për inat të Shqipes”

Mediale Vip

“Do ta puth Andin për inat të Shqipes”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:29
Te, Andi

Para disa puntatash, në një nga debatet që Shqipja dhe Tea bënë për Andin, bukuroshja bionde tha me zë të ulët, se do të dëshironte të puthte Andin për inat të Shqipes.

Kjo deklaratë është dëgjuar nga publiku i gjerë dhe puntatën e sotme u diskutua në studio. Tea e pranoi se e ka thënë një gjë të tillë, por shtoi se do e bënte për inat të Shqipes dhe jo se ndiente ndonjë gjë për Andin. Këto fjalë Andi nuk i priti mirë dhe u shpreh nëse Tea do të bënte një gjë të tillë, ai do ta refuzonte puthjen e saj, duke qenë se qëllimi do të ishte për inat.

Tea: Thash ashtu për të provuar Shqipen se ishte origjinal takimi. Kështu ishte, nuk është se po vdisja të puthja Andin, se po të doja do e puthja në takim. Publiku më tha pse nuk e puthe.

Andi: Nuk e besoj që Tea do e bënte, Edhe unë nuk e di sa do ta lejoja ta bënte një gjë të tillë. Nëse do të ndodhte ndonjë gjë do të ndodhte në takim.

Arjan Konomi i drejtohet Teas: Ti si do ndiheshe (nëse Andi do të puthte)?

Tea: Unë jo mirë.

Bora Zemani i drejtohet Shqipes: Ti do ta bëje një takim me Andin pas kësaj?

Shqipja: Ata mund të putheshin dhe me ndjenjë, edhe në qoftë se njeriu edhe ndryshon.

Andi: Si mund ta pranoja unë që ajo thotë do e puth për inat të Shqipes, me mua jo nuk ndodh. Nuk është kjo tema e kësaj. E kam tek pjesa e kësaj që do sqarohej për pjesën e puthjes. Nëse do të afroheshe me ndjenjë, unë pak a shumë e njoh, nuk e di si do ta bëja. Por siç e the për inat, kurrë në botë edhe sikur Kim Kardashian të vinte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat