Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar e pasi ka qëndruar në ambient ku ka pasur persona të infektuar me koronavirus dhe pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.Krasniqi, sipas udhëzimeve të profesionistëve shëndetësor, është vetizoluar.

Postimi i plotë:

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë.

Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Top Channel