×
  • Extra
  • Extra

    Opps: Xhemajl Rexha ‘rikthehet’ në Interaktiv

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 22:40

    Gazetari Xhemajl Rexha, i njohur prej vitesh si drejtues i emisionit Interaktiv në KTV, nga para disa muajsh ka kaluar në një televizion tjetër, në Kanal 10, ku tani e drejton emisionin Prime Time. Por, emisionin e sontëm, e hapi sikur në kohërat e vjetra.


    Rexha sonte gjatë hapjes së emisionit Prime Time në Kanal 10 bëri një ‘Opps’, të ngjashëm me ata që i transmetonte kur drejtonte emisionin Interaktiv në KTV.

    Gjatë hapjes së emisionit, gazetari Rexha, për një moment harroi se tani ndodhej në Prime Time, dhe tha përshëndetjen e tij të famshme: Shikues të nderuar, jemi me emisionin Interaktiv.

    Natyrisht se këtë ‘Opps’ të tij e vërejti shumë shpejtë, dhe bëri një tërheqje intelegjente duke e lidhur me të ftuarin e tij në emision, Bilall Sherifin e Nismës.

    “Ndoshta kjo lidhet me ju zoti Sherifi, pasi ju kam pasur shpesh të ftuar në Interaktiv”, tha ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!