LAJMI I FUNDIT:

Edhe Britania i reagon Serbisë: Nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë

Edhe Britania i reagon Serbisë: Nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë

Pas Gjermanisë edhe Britania e Madhe ka reaguar ndaj Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Britania e Madhe tha se nxit marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në trajtimin e krimeve historike, duke thënë se nuk mund të lejojnë që krimet e luftës të kryera në kohën e konfliktit të vitit 1999 të kalojnë pa u ndëshkuar.


Ambasadori gjerman në OKB: Serbia duhet ta njoh Kosovën, Daçiq po flet për krimet e shqiptarëve, por jo edhe spastrimin etnik të shqiptarëve
Lexo po ashtu Ambasadori gjerman në OKB: Serbia duhet ta njoh Kosovën, Daçiq po flet për krimet e shqiptarëve, por jo edhe spastrimin etnik të shqiptarëve

“Ne nxisim autoritet e Serbisë dhe Kosovës të punojmë së bashku në trajtimin të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike”, shkruan faqja zyrtare në Twitter.

Britania e Madhe po ashtu tha se mirëpret dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Britania e Madhe qëndron e gatshme ta mbështes një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë që normalizon raportet në mes të shteteve. Ne e mirëpresim rinisjen e dialogut nga Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga Miroslav Lajçak”.

Ndërkaq, në fjalimin e sotëm në KS-OKB-së, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai theksoi se fjalimi i Daçiqit dukej si “kopy paste” pasi që përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori