Kurimi i pacientëve të infektuar nga Covid-19 me terapinë e plazmës, studimi i fundit tregon se efektet…

Oct 23, 2020 | 11:28
SHPËRNDAJE

4711

Presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur si një trajtim të rëndësishëm dhe ka shpresa që plazma e gjakut që përmban antitrupa të ndihmojë në trajtimin e pacientëve me koronavirus. Por një studim, i cili është botuar në Revistën Mjekësore Britanike (BMJ) të Premten, sugjeron se “plazma rikuperuese” ka vetëm efekte të kufizuara dhe nuk arrin të parandalojë vdekjet ose të ndalojë përparimin e sëmundjes.

Pas një infeksioni, plazma shpesh është e mbushur me antitrupa të gjeneruar nga sistemi imunitar.

Si e tillë, ndonjëherë merret nga njerëzit që janë rikuperuar nga një sëmundje dhe transferohet tek pacientët që po luftojnë me atë sëmundje.

Kjo terapi e plazmës rikuperuese u përdor gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, si dhe gjatë urgjencave shëndetësore më të fundit globale, duke trajtuar pacientë me Sars ose Ebola.

Eksperimente të ndryshme nëpër botë po eksplorojnë nëse plazma rikuperuese mund të ndihmojë në uljen e vdekjeve dhe komplikacioneve serioze nga Covid-19.

Pavarësisht nga gjetjet e studimit të fundit të botuar, plazma rikuperuese mund të provojë akoma të jetë efektive kundër Covid-19./The Guardian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura