Futbollisti i Romës infektohet me koronavirus

Futbollisti i Romës infektohet me koronavirus

Sport October 23, 2020 - 17:46
Detajet

Njëri nga futbollistët e klubit nga kryeqyteti italian, Roma është infektuar me koronavirus, raporton “Zeri.info”.

Fjala ëshë për, Gianluca Mancini i cili ka rezultuar pozitiv pas testit për Covid-19.

Lajmin e ka konfimuar vetë futbollisti, Mancini i cili në rrjetet e tij sociale ka bërë të ditur se ai do të futet në karantinë.

“Përshëndetje të gjithëve, unë dola pozitiv në COVID-19 dhe si rezultat duhet të futem në karantinë. Ndihem mirë dhe tashmë po numëroj ditët derisa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe forca Roma”, ka shkruar Mancini në rrjetet e tij sociale.

Lojtari 24-vjeçar i Romës nuk ishte pjesë e skuadrës romake në ndeshjen e mbrëmshme (e enjte) ndaj Young Boys në kuadër të Ligës së Evropës, derisa pritet të mungojë edhe kundër Milanit, në derbin e javës në Itali që zhvillohet të hënën.

Mancini nuk është i vetmi futbollist që ka rezultuar pozitiv me virus, pasi që edhe shumë yje të tjerë në botën e futbollit kanë qenë me koronavirus.

/Zeri.info