Trajtimi i vaginitit natyrshëm gjatë shtatzënisë është një shqetësim i shpeshtë për nënat në pritje të bebit.
Vaginiti është një term i përgjithshëm për inflamacionin e vaginës shkruan American Pregnancy Association, transmeton Gazeta Shneta.
Ky infeksion është i zakonshëm por mund të jetë shumë i bezdisshëm pasi ka tendencë të përsëritet dhe mund të ndërhyjë në marrëdhëniet intime.
Katër lloje të vaginitit përfshijnë trikomoniazë, infeksione maja, vaginozë bakteriale dhe vaginitin atrofik.
Infeksionet e majave shkaktohen nga kërpudhat dhe është vlerësuar se 75% e grave do të përjetojnë një infeksion maja gjatë jetës së tyre.
Ato që janë më të ndjeshme ndaj këtyre infeksioneve janë gratë shtatzëna, gratë me diabet, gratë që marrin antibiotikë, ilaçe kortikosteroide, ose kontraceptivë oralë (pilula kontraceptive) dhe / ose gra me mungesa të hekurit.
Mënyra më e natyrshme për të trajtuar infeksionet e majave është parandalimi.
– Studimet mjekësore sugjerojnë që veshja e mbathjeve të ngushta mund të rrisë sekrecionin dhe lagështinë në zonat vaginale, duke krijuar një mjedis më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të majave.
Andaj, provoni të vishni të brendshme të lirshme të bëra nga pambuku.
– Studime të tjera sugjerojnë që marrëdhëniet e shpeshta (shtatë ose më shumë herë në javë) lidhen me rritjen e rrezikut të infeksioneve të majave tek gratë. Kjo mund të ketë të bëjë me natyrën alkaline të spermës e cila mund të prishë ekuilibrin e pH të vaginës.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Kështu që, sigurohuni që të keni marrëdhënie intime më pak të shpeshta dhe / ose të siguroheni se praktikoni higjienë të mirë pas marrëdhënieve (pastroni rreth vrimës së vaginës me sapun të butë, mos bëni dush).
– Konsumi i rregullt i kosit që përmban probiotik, thuhet se ndikon në uljen e rrezikut të infeksioneve të majave tek gratë shtatzëna. /Gazeta Shneta/