U përjashtua nga Për’puthen se bullizoi konkurrentët, reagon për herë të parë Shqipja. Çfarë thotë ajo (FOTOT)

Oct 23, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, produksioni i emisionit “Për’puthen” në Top Channel vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar.

mevlani shqipja fjorela (7)

Moderatorja Bora Zemani deklaroi se produksioni i ka kërkuar Shqipes që të kërkojë falje publike për mesazhet jo të duhura të përcjella përmes fjalorit dhe sjelljes së saj, pasi nuk i shërbejnë audiencës.

E ndërsa nga 28-vjeçarja pritej një ndjesë, Shqipja ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Teksa ka publikuar një foto nga studio e “Për’puthen” Shqipja e ka shoqëruar me përshkrimin: “Çdo gjë ka kohën e vet dhe çdo gjëje i vjen fundi”.

Nuk e dimë nëse Shqipja do të kërkojë apo jo falje publike, por kjo duket si një ‘ndarje zyrtare’ e Shqipes me Për’puthen.

Vendimi për përjashtimin e 28-vjeçares është marrë pasi Shqipja bullizoi Gracionon, për faktin se është biseksual, dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për flokët.

shqipja

LEXO EDHE:

Produksioni i “Për’puthen” përjashton nga emisioni Shqipen, ja arsyeja

mevlani shqipja fjorela (4) mevlani shqipja fjorela (5) mevlani shqipja fjorela (1) mevlani shqipja fjorela (2) arjan konomi shqipja (1) andi shqipja (4) andi shqipja (3) andi shqipja (2) tea dhe shqipja (7) tea dhe shqipja (9)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura