Aventurierët/ “Ti nuk merrje frymë dhe Stivi qeshte”- Kri i tregon të vërtetën Dodos

24/10/2020 00:28

Në javën e kaluar Stivi dhe Xhoi u hamorën ndaj Dodos. Ata i dhanë asaj për të pirë tekila, ndërsa vetë shtireshin sikur pinin alkol kur në të vërtetë pinin ujë.

Dodo nuk arrin ta kontrollojë pijen dhe përfundon pa ndjenja në spital. Në momentin që ishte kthyer në shtëpi dhe po qëndronte në dhomë me Krinë, Dodo merr vesh të vërtetën.

Pjesë nga biseda:

Ata të kanë mbushur ty shotsa dhe vetë kanë pirë ujë- i tha Kri.

Seriozisht?- e pyet me dyshim Dodo.

Po, vetëm për të bërë ty tap… E di, thjesht janë tallur me ty dhe bënin sikur po të mbështesnin kot. Thjesht kanë luajtur rolin, ose janë tallur kur të kanë çuar ty në spital. Kemi menduar vërtetë mos të ka ndodhur gjë e keqe, pasi ti nuk merrje frymë dhe Stivi qeshte- vazhdon Kri.

Video kur Dodo merr vesh të vërtetën.

Episodi i plotë:

Top Channel