Luka Jovic mund të burgoset për 6 muaj pas thyerjes së rregullave për Covid19

Luka Jovic mund të burgoset për 6 muaj pas thyerjes së rregullave për Covid19

Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, siç duket mund të dënohet me burgim për 6 muaj pas thyerjes së rregullave për Covid19 në fillim të pandemisë.

22 vjeçari serb udhëtoi prej Madridit për në kryqytetin e Serbisë, për të takuar të dashurën e tij në muajin Mars, dhe ai postoi foto bashkë me të.

Sipas gazetës El Partidazo de Cope, autoritet serbe duan që të burgosin Jovicin pasi që ky i fundit nuk respektoi protokollin për përhapjen e virusit kur ai u kthye nga Spanja.

Babai i tij, Milan Jovic, e pranoi që djali i tij u kthye në Serbi, por tha se fotografitë e postuara ishin nga koha kur ai ishte në Spanjë.

“Luka u testua dy herë për Coronavirus, dhe rezultoi negativ në të dyja testet. Për këtë arsye ai mendoi se mund të kthehet në Serbi. Tani ai po konsiderohet si një kriminel. Nëse duhet që ai të shkojë në burg, në rregull, por vetëm nëse ai është fajtor. Ai nuk bëri asgjë gabim, ai arriti në Beograd dhe qëndroi vetëm në shtëpi.”- u shpreh ai për Marca, raporton Insajderi.

Luka Jovic u transferua tek Real Madrid nga Eintracht Frankfurt pas një super sezoni ku shënoi 27 gola në të gjitha garat, por ai nuk arriti që të gjejë formën e tij më të mirë tek ekipi spanjoll./Insajderi.com.