Themelimi i OKB-së shënohet me mbjelljen e 100 pemëve dekoruse

Aktuale

Themelimi i OKB-së shënohet me mbjelljen e 100 pemëve dekoruse

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:26

(E plotësuar) - Për nder të 75 vjetorit të themelimit të OKB-së, komuna e Lipjanit bashkë me përfaqësues diplomatik kanë mbjellur 100 pemë dekoruese, rreth lumit “Sitnica”.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, u shpreh mirënjohës për kontributin dhe bashkëpunimin e OKB-së në Kosovë, derisa ka thënë se më shumë se simbolikë mbjellja e këtyre drunjëve është e domosdoshme për një ambient të shëndetshëm.

Me mbjelljen e 100 pemëve dekoruese shënohet 75 vjetori i themelimit të OKB-së

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me ekipin e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues diplomatikë, me rastin e 75 – vjetorit të ekzistencë së Kombeve të Bashkuara, do të mbjellin 100 pemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat