×
  • Lajme
  • Aktuale

    “E gëzofshi Audin e re”, pasurimi i dyshimtë i të përfshirëve në skemën e aferës 2 milionëshe

    Insajderi
    24 October 2020 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hulumtim i Insajderit nxjerrë në pah skemën e zhdukjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Dy milionë e 77 mijë euro kishin kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, LDA Grup SHP, me pronarë Kadri e Valon Shala.

    Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali.

    Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetit sipas Prokurorisë së Shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave.

    Gruda ndodhet në paraburgim kurse Kadri e Valon Shala në arrati.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar se pjesa më e madhe e parave apo 1 milionë e 300 mijë euro, nga llogaria e LDA grupit janë shpërndarë në 17 xhirollogari tjera.

    300 mijë euro të tjera, siç ka zbuluar Insajderi, nga LDA Group janë transferuar në xhirollogarinë e Gashi Komerce Sh.P.K, një firme private me bazë në Suharekë. 

    Bazuar në regjistrin e të dhënave pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), pronarë të Gashi Komerce Sh.P.K figurojnë Gëzim dhe Mevlide Gashi. Të dy zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve të firmës, e cila merret me prodhimin e artikujve të plastikës për ndërtimtari.

    Tri ditë pas zhdukjes së milionave të Thesarit, secili nga dy djemtë e bashkë-pronarëve të Gashi Komerce Sh.P.K, u bënë pronarë të dy veturave të reja të markës gjermane Audi.

    Kështu sugjeron një postim i bashkëshortit të Mevlide Gashit dhe vëllait të Gëzim Gashit, i cili uroi djalin e nipin e tij për blerjen e dy veturave të reja në një sallon automobilësh në Prishtinë.

    Sipas të dhënave publike, Gashi Komerce Sh.P.K ka deklaruar kapital në vlerë prej 2 mijë eurove, ndonëse firma është regjistruar si biznes më 2014, raporton Insajderi./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark