SPANJË

‘El Classico’ rikthehet për herë të parë këtë sezon teksa Real Madrid ka fituar përballjen ndaj Barcelonës në stadiumin ‘Camp Nou’

Sfida filloi në mënyrën më të mirë të mundshme pasi që në start dy gola brenda 9 minutash u realizuan nga secila skuadër.

Real Madrid shokoi Barcëlonën që në minutën e 5-të pasi Valverdeu gjend para portës i vetëm për të mposhtur lehtësisht Ter Stegenin.

Entuziazmi i madrilenëve nuk zgjati shumë pasi me një aksion të shpejtë talenti Ansu Fati ndëshkoi kundërshtarët. Talenti blaugranas përfitoi nga një harkim për të shtyrë topin drejt rrjetës.

Në pjesën e dytë Sergio Ramos, kapiteni dhe mbrojtësi më i mirë i madrilenëve ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë për të kaluar sërish në avantazh të tijët teksa loja vijon. Modriç i vuri kapakun sfidës duke shënuar edhe të tretin.

Barcelona dhe Real Madrid vijnë ndryshe në këtë sezon, nga njëra anë katalanasit me një trajner të ri si Koeman dhe me rikthimin tek rezultatet pozitive, kurse madrilenët po hasin probleme, kjo e konfirmuar dhe nga humbja tronditëse në Champions League përballë Shakhtar Donetsk, por kjo nuk e pengoi që të fitojnë ‘El Classico-n’ e parë sezonal pikërisht ndaj rivalëve të përjetshëm, Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb