VIDEO/ Gola dhe spektakël në “Kamp Nou”, Reali mposht Barcelonën në “El Clasico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:21

VIDEO/ Gola dhe spektakël në “Kamp Nou”, Reali mposht Barcelonën në “El Clasico”

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin 3-1 Barcelonën, duke u larguar nga “Kamp Nou” si fitues të “El Clasicos”.

RAMOS

Që në fillim ndeshja nisi me spektakël, teksa skuadra e Zidanit kaloi në avantazh me anë të Valverdes në minutën e 5’. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi Fati barazoi shifrat në minutën e 8-të. Pas kësaj rastet për të dyja skuadrat ishin të shumta, por asnjëra nuk ia doli të shënojë golin e avantazhit në pjesën e parë.

Pikërisht golin e avantazhit e gjeti Reali në minutën e 63’, teksa pas një penalltie të fituar nga Ramos, ishte pikërisht ky i fundit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë avantazhin të tijve.

DNMS

Ky gol duket se i tronditi katalanasit, të cilët dukeshin të pafuqishëm për të reaguar. Për të hipotekuar fitoreën e madrilenëve, mendoi Luka Modriç, i cili pas një aksioni të ndërtuar vetë, ia doli të shënojë në minutën e 91’.

Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 13 pikëve dhe renditen në vendin e parë, ndërsa katalanasit mbeten në kuotën e 7 pikëve në vendin e 10-të.

FT: BARCELONA – REAL MADRID 1-2

Fati 8′ / Valverde 5′ , Ramos 62′, Modriç 91′

FORMACIONET ZYRTARE:

BARCELONA: Neto; Dest, Pike, Lenglet, Xhordi Alba; Buskets, De Jong; Pedri, Kutinjo, Ansu Fati, Mesi.

Barca

REALI: Kurtua, Naço, Serxhio Ramos, Varane, Mendi; Kasemiro, Valverde, Kros; Asensio, Vinicius, Benzema.

Real

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"