FIER

Një automjet tip ”Renault” është përfshirë nga flakët në aksin Levan- Ura e Mifolit në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se dy persona udhëtonin në automjet të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një defekt në pjesën e motorit teksa me çfarë shihet nga pamjet e siguruara, automjeti është shkrumbuar nga flakët thuajse totalisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb