IKD: Avdullah Hoti do të duhej të kishte kaluar sonte natën në qendrën e paraburgimit

Aktuale

IKD: Avdullah Hoti do të duhej të kishte kaluar sonte natën në qendrën e paraburgimit

Nga: A.Zh Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:47
Avdullah Hoti

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas emërimit të Musa Misinit në krye të Bordit të KEK-ut. Misini, ish-kryetari i Vitisë, ishte kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e vitit 2014.

Duke komentuar këtë emërim, Miftaraj nga IKD-ja ka thënë se po të kishte shtet ligjor, sonte kryeministri Avdullah Hoti, do ta kalonte natën në qendrën e paraburgimit, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar Qeverinë Hoti, se anti-vlerën dhe korrupsionin, e ka shndërruar në politikë kryesore të qeverisjes së saj.

Lexo edhe: Qeveria Hoti e emëron kryesues të bordit të KEK-ut anëtarin e LDK-së

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Nëse Kosova do të kishte shtet ligjor dhe Prokurori që punon në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do të kishte kaluar natën në qendrën e paraburgimit në Prishtinë në pritje të një procesi gjyqësor.

Kërkesës së Vettingut në Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit të Prishtinës.

Vetëm paramendo sa studentë kalojnë përmes "edukimit" nga lloji i "profesorëve" alla Avdullah Hoti.

Anti-vlera dhe kapja e shtetit është shndërruar në politike kryesore e Qeverisë Hoti.

Image
Postimi i Miftarajt në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat