Ilaçi i zakonshëm që ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

24 Tetor 2020, 20:34Sociale TEMA

Një studim i Fakultetit të Mjekësisë së Merilendit në SHBA ka dalë në përfundimin se një dozë e vogël dhe e përditshme aspirine jo vetëm ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës, por edhe mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi të pacientëve që janë të shtruar në spital.

Studimi i publikuar në revistën “Anesthesia & Analgesia” thotë se optimizmi duhet të jetë i moderuar gjithësesi për një ilaç të lirë dhe që mund të gjendet kudo.

“Gjetjet tona duhet të konfirmohen nga testet klinike dhe nëse konfirmohen do ta bënin aspirinën ilaçin e parë që shitet kudo që ul vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Jonathan Chow.

Sipas kërkuesve shkencorë amerikanë, aspirina e ul me 44% rrezikun e vdekjes së pacientit që është i lidhur me një respirator.

5 komente në “Ilaçi i zakonshëm që ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi”

  1. Arlini says:

    Dmth aspirina qe ka thene Alfred Cako qe ne fillim dhe jo paracetamoli.

  2. Igor says:

    Po mire pra po te ishte kjo e vertete qe aspirina ndihmone ,Spanja e perdore aspirinen per pacientet e zemres po pse vdesin na Spanje kaq shum njerz,

  3. Marvi says:

    Ok po sa eshte doza, ka mundesi ta shkruani.

  4. KORÇARI says:

    Koronavirusi NUK VRET , asnjeri që ska probleme shëndetsore dhe është poshtë 60 vjeç.
    Koronavirusi vret atë që DO VRISTE DHE GRIPI I ZAKONSHËM.
    MJAFT MË ME PËRRALLA DHE PËRHAPJE PANIKU ,ME VIRUSË VRASËS IMAGJINARË ..

  5. Iliria e bashkuar says:

    Mos u genjeni nga keto shkrime qe vrasin njerzit. Asperina ose paracetamol duhet te perdoren sa me pak. Ajo te shkatron stomakun dhe melçine. Te ben te jesh i varur nga ajo, si droga. Po te ishte i vertet ky résultat, shume njerze do te kishin shpetuar. Redaktori i temes dhe autori i shkrimit jane te trashe, vrases te ngadalshem dhe duhen denuar per rezultate jo te verteta sheruese. Une e kalova kete semundje ne menyre te persosur dhe pa asnje asperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje