Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti dhe Haradinaj përplasen për Task-forcën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 24.10.2020 20:38

Vendimi i marrë nga Qeveria për shuarjen e Task-forcës Anti Korrupsion përplasi partnerët e koalicionit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj doli hapur kundër vendimit të qeverisë, duke potencuar se do të shkaktojë pasiguri juridike dhe mund të kuptohet si ndërhyrje politike e po ashtu edhe hakmarrje ndaj proceseve të pavarura.

Edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti iu kundërpërgjigj Haradinajt duke thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe se në këtë drejtim janë edhe vendimet e qeverisë, njofton Klan Kosova.

Gjatë së shtunës Haradinaj pati edhe një dedikim tjetër për shefin e qeverisë, ani se këtë herë u kundërpërgjigj në mënyrë më të tërthortë.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar” është shprehur Haradinaj.

Emrin e Haradinajt nuk e përmendi, por kryeministri e vazhdoi dialogun e rrjeteve sociale duke sugjeruar që të përdoren mjetet ligjore për dyshimet e secilit, ndërkohë që zyrtarët e Task-forcës tha se do të vazhdojnë punën sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Task-forca që u shua ditë më parë funksionoi për një dekadë si pjesë e Policisë, për qëllim kishte parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale që përfshinte zyrtarë të lartë politikë.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.