Manchester United- Chelsea nuk është më një klasike e dikurshme ku dhuroheshin gola dhe spektakël. Dy gjigandët anglezë që dhe këtë vit kanë shfaqur mjaft probleme janë ndalur në një barazim pa gola në ‘Old Trafford’.

Tentativa të pakta për gol, lojë e ekuilibruar dhe në fund barazim pa gola, kjo është ajo çfarë prodhoi sfida mes Chelsea-s së Lampard dhe Manchester United të Solskjaer.

Në fak ‘Djajtë e Kuq’ vinin të entuziazmuar pas fitores më Paris 1-2, por me një trysni të madhe pasi herën e fundit që kishin luajtur në shtëpi, datonte më 4 tetor, kur një tjetër skuadër londineze, Totenham i turpëroi 1-6.

Kurse për Chelsea-n që dhe këtë vit ka probleme kronike me prapavijën, ky ishte barazimi i dytë pa gola pas Sevilla-s në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb