Absolutisht qesharake: Nevojat fiziologjike në sallën sportive të Istogut bëhen në sy ‘të botës’

Absolutisht qesharake: Nevojat fiziologjike në sallën sportive të Istogut bëhen në sy ‘të botës’

Projekti 13-vjeçar i sallës sportive në Istog duket se po shkon drejt përfundimit më në fund, por pavarësisht tërë kësaj kohe në dispozicion, prapë u arrit ‘e pamundura’ që të katandiset gjithçka.

Plot 2.4 milionë euro janë investuar në këtë sallë, por është i paqartë plani konkret me të cilin është projektuar, sidomos nëse i shikojmë tualetet brenda, shkruan Periskopi.

“Sportistët e Istogut do të kenë një hapësirë moderne ku do të mund t’i zhvillojnë aktivitetet sportive e garat”, kishte thënë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë një vizite në këtë impiant në korrik të këtij viti.

Mirëpo, pamjet e para brenda tualeteve të objektit sugjerojnë për gjithçka tjetër veç hapësirës moderne.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme që ua përcjellë Periskopi, në tualetin e objektit guacat për nevoja fiziologjike janë të renditura pesë copë njëra pas tjetrës pa kurrfarë muri ndarës në mes.

Për të qenë të drejtë, ndoshta edhe nuk jemi të informuar mirë… ndoshta projektuesit e këtij tualeti kanë menduar ndonjë ide inovative për asistencë apo ndihmesë për njëri-tjetrin të shfrytëzuesve në rast nevoje. Kush e di… /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: